‘Hashashi ka mbuluar kabinën elektrike’/ Xhelal Mziu sjell foton në Kuvend: Besoj mjafton si replikë

28/10/2021 16:53

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha në parlament se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.

Ai kishte dy foto me vete, ku sipas tij kabina elektrike në foto jo vetëm që ishte e para viteve 90’, por ishte e mbuluar edhe nga hashashi.

Kjo sipas tij ishte shenjë e bashkëpunimit të OSHEE me kultivuesit e hashashit.

Mziu: Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve 90 , ja po ju tregoj fotot.
Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë.

Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel