Gjekmarkaj ironizon Spiropalin: Ngjan gjithmonë e më shumë me Michael Jackson. E zgjidha enigmën kur dëgjova…

28/10/2021 14:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, teksa ka marrë fjalën për procedurë për eurobondin, nuk ka lënë pa bërë një koment për shumicën e ministrave.

Mes të komentuarve, sigurisht një koment i mbushur me figura letrare, ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gjekmarkaj tha se ajo i ngjan gjithmonë e më shumë me Michael Jackson, madje e përforcoi këtë ide kur dëgjoi fjalimet e saj që ishin si këngë.

“U tentova të flas për ministren që gjithmonë e më shumë i ngjan Michael Jackson dhe për rixha të zotit nuk po i gjeja pse. Pse ngjan do thoni ju? Për shumë kohë se kuptoja, por kur dëgjova nja dy fjalime enigma u zgjidh vetë. Fjalimet e saj ishin këngë, këngë për liderin, këngë për progres raportin, këngë për rilindjen, integrimin dhe këngë për kundërshtarët, ngjakan mendova se të dy qenkëshin këngëtar të mëdhenj nga zëri dhe melodia”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel