E akuzoi për udhëtime me mafiozë dhe llogari të fshehtë në Maltë/ Gjiknuri i ashpër me Bardhin: Ose iki unë ose ti nga kjo sallë nëse…

28/10/2021 13:45

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda ndaj numrit 2 të partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Bardhi tha se ai ka udhëtuar disa herë drejtë Maltës me disa mafiozë, ndërsa e pyeti nëse ka llogari të fshehur atje, apo një shtëpi në emër të mafiozëve.

Por nuk ka vonuar shumë edhe përgjigja e Damian Gjiknurit, i cili i ka kërkuar Bardhit të nxjerrë një udhëtim të dytë në sistemin Tims që ai ka udhëtuar në Maltë, përveç një vizite zyrtare, dhen atëherë ai do të largohet nga parlamenti.

Gjiknuri: Po gjete më shumë se një udhëtim iki unë nga kjo sallë. Një udhëtim e kam bërë, por gjej të dytin. Nëse nuk e gjen ti duhet të japësh dorëheqjen, ose iki unë ose ikën ti.

Bardhi: Prisja të shpjegojë këto udhëtimet me mafiozët. Prisja përgjigje për pyetjen a ke apo jo llogari të fshehtë në Maltë. Prisja të thoshe a ke apo jo ndonjë shtëpi të fshehur në emrat e mafiozëve të tu.

Bën mirë të mos flasësh shumë se mund të të përdoren si të dhëna publike kur të merresh në pyetje, se mund të të merren si dëshmi dhe bën mirë që të gjesh ndonjë avokat shumë të mirë.

Top Channel