Debati Basha-Rama ‘i merr fjalën’, Vasili: Ku ta kërkojmë fjalën te shkallët e Kuvendit? Boll me këtë rrumpallë parlamentare

28/10/2021 11:44

Debati mes Kreut të PD-së dhe kryeministrin ‘i zuri radhën’ fjalës së nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa ky i fundit ka ngritur zërin duke kërkuar që salla e Kuvendit të funksionojë sipas rregullave!

Vasili: Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu apo është pronësi e çdo lloj tangoje politike që ka kohë të tjera për tu bërë. Kjo rregullore që jeni çobani i saj nuk parashikon përveç atij që kërkon dhe ai që i përgjigjet. Lërini të bëjnë muhabet sa të duan. Por së paku bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar i rregullores Kryeministri, të flasë kur ka radhën! O bëjeni këtë detyrë! Ku do vemi ta kërkojmë fjalën te shkallët e kuvendit. Mbylleni këtë debat, po boll këtë rrumpallë parlametnare që është pa rregull, të zbatojmë këto rregulla së paku. Mbi këto nuk del asnji në këtë sallë. Griseni publikisht dhe thoni që është salla e kryeministrit dhe të vazhdojmë me rrëmpallën.

Top Channel