Pas tre orësh replikash mes Kryeministrit dhe Kryedemokratit fjalën e mori deputeti dhe ish zv.kryeministri Erion Braçe, i cili i irrituar nga ‘sulmet’ e Bashës foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit.
Duke iu drejtuar Bashës, i cili u largua nga salla e Kuvendit pak momente se Braçe të merrte fjalën, ky i fundit flet për 30 vitet e tij në politikë dhe kohën kur ai ka qenë zv.kryeministër, sipas të cilit, ka përmbushur çdo detyrë të tij.
Më tej rikujton tragjedinë e 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë dhe hedh akuza ndaj kreut të PD-së dhe e ‘sfidon’ për vetting penal!
Braçe: Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vret parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv. kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë. Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm një, ai penal, veçanërisht ata që vrasin, që e bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për gjakun e atyre katër njerëzve të vrarë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!
Gjatë kohës që Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë në 21 janar 2011, katër protestues mbeten të vrarë në Bulevard.
Top Channel