“Bëhu burrë”/ Rama-Bashës: I jam mirënjohës të gjithëve për nikoqirllëkun. Hajdutin që të ka mbirë në majë të gjuhës, gëlltite…

28/10/2021 11:23

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjut kreut të PD, i cili ka akuzuar sërish për hajdutëri duke i thënë se është duhet ta gëlltisë këtë fjalë që i ka mbirë në majë të gjuhës dhe të matet mirë kur flet.

Rama i kërkoi që të bëhet burrë sepse i ka ardhur sërish shansi, por nuk po e shfrytëzon dot. Ndërsa për vendet që e kanë ndihmuar në aspektin e rindërtiimit, thotë se është mirënjohës për aspektin e nikoqirllëkut sepse kanë punuar shumë për këtë projekt.

Rama: Kanti thotë “kur dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë në vendin tënd”. Kur vihesh përballë akuzash të tilla është në fakt barra e akuzuesit të provojë akuzën, jo e të akuzuarit që nuk e ka bërë atë për të cilën akuzohet. Por zotëria më dha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij proverbial në raport me shifrat që unë të përgjigjem thjesht. Po sikur fondet e vëna në dispozicion për rindërtimin e shkollave nga BE në raport me fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për rindërtimin e shkollave të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim sesa fondet e qeverisë?

Çfarë do të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var në foltoren e Kuvendit?: Po sikur të gjitha investimet e qeverisë shqiptare për shkollat në aspekt të kostos të jenë më të ulëta se të BE për të njëjtat standarde dhe kritere, çfarë i mbetet parafolësit? Ajo që i ka mbetur gjithmonë, humbja që e ka në konstitucionin e vetë mënyrës të të qëndruarit në skenë politike. Humbja që e përgatit me duart, gjuhën dhe qëndrimet  veta çdo ditë. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë, jam mirënjohës jo vetëm BE por të gjithë partnerëve që na ndihmuan dhe na ndihmojnë që nga Brukseli deri në Abu Dhabi.

Që nga shumë vende të Europës ku vende të caktuara kanë marrë përsipër të angazhohen drejtpërdrejt, por në aspektin e nikoqirllëkut, jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar për këtë projekt se kanë garantuar të bëjmë më shumë. Po kështu dhe me koston e apartamenteve. Kështu që fjalën hajdut që të ka mbirë në majë të gjuhës, gëlltite brenda, bëji gjuhës një drejtim të ezofagut dhe herë tjetër mate mirë se kur flet për hajdut, për leje ndërtimi, për ndarje të indulgjencave duke shfrytëzuar zyrën e kryetarit të bashkisë. Bëhu burrë të paktën një herë. Të ardhur sërish shansi të bëhesh burrë, por nuk po e shfrytëzon.

Top Channel