Është data 3 shkurt e vitit 2020. Jemi në fshatin Pjezëz të Shijakut. Pamjet e forcave speciale të japin përshtypjen e një mobilizimi për neutralizimin e personave me rrezikshmëri.

Në të vërtetë, në godinën e rrethuar nuk ndodhet askush. Por, po jepej një mesazh force nga shteti pas imazheve tronditëse të torturimit të shtetasit Jan Prenga në mjediset e këtij resorti. Pronari Altin Hajri, ishte ndër të dyshuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur sot e kësaj dite. Policia vendosi ta nisë pikërisht nga aty aksionin “Forca e Ligjit”, një aksion që synon sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në ligjin special. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Ky është urdhri i drejtorit të Policisë Kriminale për sekuestrimin e resortit dhe karburantit në pronësi të Hajrit, bazuar në aktin normativ të operacionit Forca e Ligjit. Kërkesa u pranua në masën paraprake të dhënë nga gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Më pas, gjithçka rezultoi një blof. Gjatë shqyrtimit gjyqësor në shkallën e parë, resorti iu rikthye pronarit.

Gjykata e Apelit vendosi pushimin e çështjes, çka i ktheu përfundimisht kompleksin Altin Hajrit. Por, si arriti të justifikojë Hajri pasurinë me vlerë miliona euro? Ai paraqiti disa dokumente noteriale ku tregonte akumulimin e vlerave monetare nga shitja e tokave të familjes të përfituara nga ligji 7501. Gjykata pajtoi kontabilisten Shpresa Breçani si eksperte të jashtme për analizimin e raportit të ardhura-shpenzime. Breçani, njihet si ish-kontabiliste e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç në aferën e Porto-Romanos. Në analizën e saj Breçani arrin në konkluzionin se raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve të Altin hajrit është plus 18 milionë lekë të reja dhe ai i justifikon burimet e financimit të kompleksit. Megjithatë, bie në sy fakti se vlera e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të resortit

“Golden” vlerësohen 46 milionë lekë të reja. Pra, me këtë shumë në dukje modeste është vlerësuar ky investim gjigant që shihni i përbërë nga 3 godina luksi, pishina dhe lulishte…

“Këta mundohen sa më shumë të jetë e mundur, le të themi përmes manovrave të ndryshme pse jo përmes ndikimit në instancat e strukturave kundër pastrimit parave që të sigurojnë sa më shumë para të pastër në letra, me këto para të pastra shkojnë te gjykata ku ndodh pjesa tjetër e korrupsionit” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

“Të certifikohet të themi kriminaliteti tyre apo përfshirja në aktivitete të paligjshme, të certifikohet prodhimi i të ardhurave në këto aktivitete se kemi pas raste të perosonave që kanë bërë vrasje apo plagosje që jo detyrimisht hyjnë në ato vepra penale të prodhimit të të mirave materiale” u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi
Pas këtij aksioni të nxituar, pa përmbyllur një dosje të kopsitur me fakte, pronat e Hajrit konsiderohen të pastra përfundimisht duke kaluar një proces në sistemin e drejtësisë.

“Kjo është një lloj legalizimi të themi dhe ndërtime pa leje, i veprimit juridik. Pra nëse nuk provojmë fajësinë e personit, përfshirjen në aktivitet kriminal ku prodhohen të ardhura të konsiderueshme, për justifikimin e këtyre aseteve në një farë mënyrë krijojmë përshtypje e një padrejtësie që i bëhet subjektit dhe japin një lloj verdikti që me të drejtë sic e përmendët ju mund të konsiderohet gjë e gjykuar”u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA