Top Story/ Bllokimi i sasisë rekord 613 kg kokainë, ja kush zotëron magazine e Arbër Çekajt

27/10/2021 23:19
Arbër Çekaj

Arbër Çekajt, iu sekuestrua sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vendin tonë, plot 613 kilogramë. Lënda narkotike që vinte nga Ekuadori ishte fshehur në kontejnerët me banane të kompanisë së tij

“Arbri Garden”. Ai u dënua me 14 vite burg. Në Prill të vitit 2021, u prangos edhe i ati Selim Çekaj. Njësoj si të birit, atij i gjenden në kontejnerin me fruta 49 kilogramë kokainë. Top Story ishte në magazinën e Çekajt në Maminas. Aty gjithcka duket e mbyllur. Bien në sy disa mjete të cilat janë pa targa. Nëse shohim në QKB, aktiviteti i kompanisë rezulton i pezulluar.

Çuditërisht, kompania dhe magazina e drogës nuk janë marrë në administrim nga shteti. Pas aksionit të vitit 2018, Çekaj ka ndërhyrë duke hequr nga ekstrakti disa adresa dytësore të aktivitetit në Maminas dhe në tregun agroushqimor të Tiranës. Kjo, të çon te dyshimi i tjetërsimit të pronave para se ato të sekuestrohen.

“Që nga momenti i sekuestrmit deri në marrje në dorëzim janë kritere të përcaktuara kështu që organet duhet të vihen në lëvizje. Kur nuk përfundojnë procedurat e sekuestrimi, marrjes në dorëzim rrezikojmë mos ta ushtrojmë këtë të drejtë se nuk ka asnjë vlerë që ti e rrethon me shirit të kuq atë pronë dhe e mirëmbajnë personat që e kanë pasur në posedim”u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi

Shumë pranë rrethimit të aeroportit të Rinasit, bie në sy një resort luksoz. Dikur aty organizoheshin festa të ndryshme. Sot, duket i braktisur. Në tetor të vitit 2018 aktiviteti i resortit ‘Ador’ u ndërpre. Kompleksi u sekuestrua pasi pronari Admir Hoxha, u zbulua të ishte ideatori i ngritjes së laboratorit të heroinës në Brenog të Hasit. Aso kohe hetimi zbuloi bashkëpunimin me Avdylajt e Shijakut dhe grupe të tjera të fuqishme. Gjatë aksionit të koduar ‘VolVo 4’ u prangosën edhe ish deputetët socialistë Arben Ndoka e Arben Çuko. Pavarësisht bujës së aksionit, resorti është ende në duart e Admir Hoxhës.

“Ky vendim ska ardhur asnjëherë në AAPSK. Mund të jetë pezulluar, qëndorn atje për veprime etj etj, por në AAPSK ska ardhur asnjëherë” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Nëse i referohemi raportit të DASH për sekuestirmin e pasurive nga korrupsioni dhe krimi organizuar aty evidentohet frika e prokurorëve apo drejtësisë për të ndëshkuar njerëz të fuqishëm që janë të lidhur me krimin e organizuar apo janë të korruptuar” u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Top Channel