Suarez nuk ka ndërmend të tërhiqet, nis negociatat për një kontratë të re

27/10/2021 10:06

Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë të para të sezonit dhe ka luajtur shumë shpesh titullar në një repart ku ka konkurrencë me emra si Griezmann, Correa, Joao Felix e Cunha.

Sulmuesi uruguaian iu bashkua Los Colchoneros verën e 2020-ës, kur firmosi një kontratë dy vjeçare dhe me 21 golat e shënuar sezonin e kaluar, ndihmoi skuadrën e Simeones të fitojë titullin kampion në La Liga.

Kontrata e Suarez përfundon verën e ardhshme, megjithatë uruguaiani është përshtatur shumë mirë në Madrid dhe ka autorizuar menaxherin e tij që të negociojë rinovimin me Atleticon pasi dëshiron të vijojë punën nën urdhrat e Simeones.

Ky i fundit deklaroi se Suarez e ka vetë në dorë qëndrimin te Atletico dhe nëse vijon me të tilla performanca, mund të veshë fanellën e madrilenëve edhe për shumë vite.

Me 34 vite mbi supe, Suarez ka ende për t’i dhënë futbollit dhe synon të rinovonë deri në verën e 2023-shit me Atleticon e Madridit, në mënyrë që të shkojë edhe në Botërorin e dimrit të 202ë-shit, në Katar./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA