Rrezikojnë eleminimin/ Ja kush janë banorët e nominuar në shtëpinë e ”BBV”
27/10/2021 00:24
Nominimet u zhvilluan ndryshe spektaklin e kësaj të marte, teksa banorët do duhet të përzgjidhnin dy më pak të preferuarit e tyre nëpërmjet disa fotove.
Secili prej tyre kishte në dispozicion një zarf brenda së cilës duhet të përzgjidhnin fotot e dy prej banorëve që dëshironin të dërgonin në nominim.
Përjashtim në këtë loje bënte Donaldi si i preferuari i publikut, Iliri si i preferuari i banorëve dhe Sheila e cila si më pak e preferuara e publikut është automatikisht e nominuar për ditët në vazhdim.
Zyrtarisht, banoret që rrezikojnë eleminimin nga shtëpia e ‘’BBV’’ janë Sheila, Beniada dhe Semi.
Top Channel