Gjatë javës së kaluar Monika dhe Fifi organizuan një plan gjatë së cilët ato do insekononin debate mes tyre, si një mënyrë për të ‘’trazuar’’ pak atmosferën brenda shtëpisë.
E gjithë kjo situatë solli si pasojë revoltën e disa prej banorëve, pasi u ndjenë të përdorur dhe të ofenduar nga shqetësimet e shkaktuara.
Kjo gjë e ka prekur tepër Monikën e cila tentoi të sqaronte përpara banorëve dhe publikut se e gjitha lindi si pasojë e gjëndjes së rënduar shëndetësore të Fifit.
‘’E bëra për Fifin që ajo të ndihej pak më mirë, ndjesë sepse situata doli nga kontrolli’’,- tha Monika.
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, nga gjithë tensioni i përjetuar, Monika ka shpërthyer në lot.
Sabiani dhe Graniti ishin ata që tentuan ta ngushëllonin dhe qetësonin.
Top Channel