Prabhakar Bhimaji Waghchaure nga India, inskenoi vdekjen e tij me qëllim të përfitonte $5 milionë, duke vrarë një të pastrehë që tentoi ta kalonte si vetja e tij për sigurimin e jetës.
Burri së bashku me katër bashkëpunëtorë ishin zbuluar nga autoritetet në planin e tyre djallëzor për inskenimin e vdekjes së rreme për të përfituar shpërblimin e sigurimeve.
54 vjeçari Prabhakar nga Maharashtra në Indi, vrau burrin e pastrehë duke i lëshuar gjarprin më helmues të botës, kobra dhe maskoi trupin e tij sikur të ishte i veti.
Një burrë i quajtur Praveen, që tha se ishte nipi i Waghchaure së bashku me një rezident tjetër të quajtur Harshad Lahamge, identifikuan në mënyrë të rreme viktimen duke thënë se ishte Waghchaure, i cili ishte kthyer prej pak kohësh në Indi nga SHBA.
Raporti mujekësor citonte kafshimin e gjarprit si shkakun e vdekjes dhe trupi iu dha Praveen për ritet funerale, raporton rrjeti Unilad.
Por mashtrimi nisi të dilte në sipërfaqe kur zyrtarët që hetonin pretendimet morën informacione për vdekjen e 54 vjeçarit.
Kur zyrtarët vizituan shtëpinë e Waghchaure, një nga fqinjët tha se nuk kishte dëgjuar asgjë për të vdekur nga kafshimi i gjarprit, por kishte parë një ambulancë të ardhur në adresë në kohën e incidentit.
Kur zyrtarët nuk mund të kontaktonin me të afërm të Waghchaure, policia kontrolloi të dhënat e celularit të tij dhe zbuloi se ishte ende gjallë duke jetuar në një adresë tjetër.
Komandanti i policisë Manoj Patil tha: “Hetuesit e sigurimeve nisën të kërkonin pretendimet e vdekjes së Waghchaure pasi ai kishte tentuar të pretendonte në mënyrë të rreme dhe sigurimin e vdekjes së gruas së tij në 2017.”
“Gruaja e tij është gjallë … por Waghchaure dhe bashkëpunëtorë të tjerë kishin hartuar një plan. Madje hetimet zbuluan se ata kishin blerë një kobra nga një kujdestar gjarpërinjsh”.
“Ata gjetën një person të pastrehë që kishte pamje të ngjashme me Waghchaure, dhe e vranë me kafshimin e kobrës. Vetë Ëaghchaure u shfaq si nipi i tij Praveen dhe denoncoi në polici vdekjen nga kafshimi”.
Burri i vdekur është dientifikuar tashmë si 50-vjeçari Navnath Yashwant Aanap.
Viktima ishte detyruar të shopqëronte Waghchaure deri në një vendndodhje të veçuar ku një mbajtës gjarprinjsh kishte lëshuar kafshën helmuese që e kafshoi në këmbë.
Trupi i tij më pas ishte dërguar në shtëpinë e Waghchaure kur ata kishin thirrur ambulancën.
Top Channel