Naço siguron opozitën: Nëse do u duhet një votë do e jap unë. Përgjigjet Alibeaj: Bujaria juaj nuk na mjafton për…

27/10/2021 12:25

Deputeti i PS-së, Nasip Naço, anëtar në Komisionin Hetimor ngritur për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, ka siguruar opozitën që do japë votën pro nëse do duhet vetëm e vetëm që të vijojë puna për hetim.

Nëse do u duhet një votë meqë keni minorancën do jap unë në çdo rast që do kërkoni, por ju e keni bllokuar këtu sepse doni që në çdo rast ta kanalizoni. Sa për frikën e hetimit në zgjedhje personalisht nuk kam frikë, ca ka ndodhur në qarkun e Beratit,se i ka qartësuar më së miri drejtuesi politik u juaji, Tomorr Alizoti”, tha Naço.

Në lidhje me deklaratë të Naços ka reaguar edhe kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, i cili teksa e falenderoi për sigurinë që i dha, theksoi se bujaria e tij politike nuk i mjafton për të marrë garancinë për provat.

Mos bëjmë batare të kryqëzuara. Unë të falënderoj për fjalën dhe për faktin që ofruat garancinë që vota juaj në rast se do ngecnim ne do ishte këndej në mënyrë që hetimi të vazhdonte. Veçse unë kam një problem shumë të madh në këtë mes, garancinë për të drejtën për të marrë prova nuk mund ta bazoj te bujaria juaj e as e Alizotit. Më duhet ta bazoj te ligji, frymën konstruktive, e vlerësoj”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA