Graniti ka treguar për herë të parë për publikun se është rritur pa prezencën e figurës atërore në jetën e tij.
Këtë rrëfim ai e zhvilloi përballë Semit teksa janë zhvendosur në Shtëpinë e Dënimit për shkak se kanë thyer rregulla kryesore të ‘’Vëllait të Madh’’.
‘’Jam rritur pa praninë e babait. Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj’’,- tha Graniti.
Ai shtoi: Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit.
Top Channel