Hetim nga prokuroria dhe antiterrori/ Regjistrohet çështja penale për ndotje të ajrit dhe të ujërave

27/10/2021 19:34

Prokuroria e Krujës shpreson që përmes hapjes së hetimeve për akuzen e ndotjes së ujit me pasojë shëndetin e qytetarëve,  t’i japë përgjigje  pyetjes se si u infektua uji i pijshëm dhe cilat janë institucionet përgjegjëse që shpërdoruan detyrën duke sjellë nga kjo neglizhencë helmimin e gati 500 banorëve.

Burimet e sigurta të Top Channel treguan se gjatë ditës përveç sekuestrimit të një sërë dokumentash , janë marrë në pyetje nga prokurorët lokale zyrtarët e ujësjellësit që këmbëngulin se depoja  e ujësjellësit të qytetit ishte klorifikuar dhe depozita është brenda parametrave.

Por ata nuk kanë shpjeguar dot se si janë çarë tubacionet dhe përse nuk është ndërhyrë për t’i penalizuar të dyshuarit që ka dyshime të forta se nga ndërhyrjet e parregullta në rrjet kanë pas sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm në Krujë që nga analizat rezultoi me streptokok fekal dhe esheria coli.

Nga ana tjetër prokuroria bën me dije se përveç analizave të kryera nga ISHP që konfirmon  ndotjen bakteriale , priten po ashtu edhe analizat e kryera ndaj pacientëve që shfaqen probleme shëndetësore duke përfunduar në spital.

Në  rast se prokuroria e Krujës vërteton dyshimet mbi veprën e ndotjes së ujit , atëherë të dyshuarit rrezikojnë deri në dhjetë vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA