Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Banorja: Jorgjit i vdiq djali duke punuar me nipin në Greqi. Genci kaloi në depresion dhe…

26/10/2021 10:26

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta vrau me armë xhaxhain, Jorgji Koreta 64-vjeç dhe më pas veten, fshatin Mekat, në Vlorë, e ka pllakosur zija. Nipi ka shtënë ndaj xhaxhait në kokë, ndërkohë po dhe në kokë ka qëlluar veten e tij.

Në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, ndërsa është ende perimetri i rrethimit, ndërkohë që policia vijon të hetojë ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme.

Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar, ndërsa flasin mirë për dy personat, viktima të ngjarjes. Edhe pse mbetet enigmë shkaku i vrasjes së xhaxhait nga nipi, një prej banoreve, njëherësh edhe fis me të ndjerët, kujton se vite më parë Jorgjit, xhaxhait i ka vdekur një djalë gjatë punës në ndërtim në Greqi, ku Genci ishte bashkë me kushëririn.

“Na vjen shumë keq për atë djalë, ishte ëngjëll. Edhe e ëma thotë se nuk e di nga e gjeti çiften. Se nga e gjeti, ia pruri zoti thotë. Mjerë ajo nënë. Këtij xhaxhait i kishte vdekur djali i ri, para 10 viteve gjatë kohës që punonte me Gencin. Pas kësaj ky nuk shkonte më në Greqi nga puna e djalit të xhaxhait dhe javë për javë në varreza e shikonim”, tha banorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA