Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Policia arrestoi shtetasin D.M., i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu, është vënë nën pranga një 41-vjeçar, i cili po ashtu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel