Shpallet në kërkim 21-vjeçari, nën kërcënimin e thikës vodhi një celular në një dyqan në Vlorë
26/10/2021 11:31
Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka vjedhur nën kërcënimin e thikës një aparat celular në dyqanin e shtetasit F. D.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel