Rama me nxënësit në Elbasan: Ja prioritetet në buxhet për arsimin (këshilla për ata që duan të ikin jashtë)

26/10/2021 17:17

Kryeministri Edi Rama në konsultimin publik me nxënësit dhe studentët në Elbasan, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë dëgjoi gjithë kërkesat dhe nevojat e gjimnazistëve.

Rama u përball me pyetjet si kërkesat për vende pune, nevojës për të ikur jashtë shtetit, mundësive për të zhvilluar edhe më tej disa lëndë që kanë të bëjnë me teknologjinë, etj.

Kryeministri tha se gjatë fillimit të vitit të ardhshëm janë disa pika në arsim ku qeveria do të investojë me prioritet.

Rama: Gjithë ky proces, është një proces që mund të duket nga larg si një rutinë takimesh, por në fakt është një proces që është shumë ndihmues dhe konstruktiv për ne se ka gjëra të cilat janë shumë të prekshme dhe vështirësive të jetës të përditshme të nxënësve që u shpëtojnë syrit të atyre që marrin vendime.

Po u jap një shembull nga këto takime dhe pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin nga Shkodra këtu, ju thoni disa gjëra që janë të njëjta.

Për shembull folët për këshillimin e karrierës si rezultat i faktit që kjo gjë është i dobët si proces, si mekanizëm dhe shërbim, sepse në çdo takim e kam dëgjuar.

Këtu u përmend vlerësimi i nxënësve edhe për vullnetarizmin, çështja e laboratorëve e kam dëgjuar edhe këtë në çdo takim dhe dua t’ju them që e kemi adresuar që tani me buxhetin 2022 për të adresuar këtë problem, sepse laboratorët dalin që janë në dispozicion në letër por në shumë raste janë të pajisur në mënyrë shumë modeste dhe kështu atëherë edhe mësimi nuk e ka atë impakt që mund të kishte.

Kështu që në fillim të vitit tjetër fillojmë investimin masiv në këtë pjesë.

Tjetër gjë është rasti i mësuesve që japin lëndë teknike të rëndësishme, si ato të IT, që nuk janë të profilizuar në atë fushë por që janë mësues matematike apo tjetër dhe kjo duhet adresuar me urgjencë.

Duke qenë se ne i kemi vënë një vëmendje të veçantë edukimit me teknologjinë e re, duke përfituar dhe nga mësimet e pandemisë që nuk është e nevojshme të jemi fizikisht në një hapësirë.

Po kështu çështjen e arteve dhe sporteve qysh në programin e qeverisë e kemi vendosur ta kemi objektiv, kemi buxhet për këto programe dhe do fillojmë hap pas hapi gjithë riorganizimin e sistemit që shkollat t’u përgjigjen kërkesave të nxënësve.

Deri përpara disa vitesh edukimi fizik ishte heq komplet nga shkollat, tani është rikthyer por gjithsesi është në nivel bazik që nuk vazhdon dhe nuk ka hapësira për ata që janë të prirur të ecin më para, dhe ky është një objektiv tjetër i joni.

Për mësuesinë, ne i kemi dhënë shumë rëndësi kësaj fushe, nuk e shoh si diçka që nuk ka perspektivë, përkundrazi. Roli i mësuesit bëhet gjithnjë e më rëndësishëm dhe ka marrë shumë më rëndësi si më parë, nuk është më një top futbolli që gjuhet sipas politikës.
Sot rekrutimi i mësuesve është shumë meritokratik.

Tani, na takon ne që ti përkthejmë në vendime këto nevoja të tuajat, por vendimet për vete secili i merr vetë, kështu edhe ju. Dy tre veta këtu kërkuan t’ju themi se pse të mos ikin jashtë, unë pavarësisht pozicionit, nuk kam ndryshuar mendim, çdo kush është i lirë të marrë vendimin se çfarë do të bëjë dhe nuk jetojmë më si para 30 vitesh që nuk e kishim zgjedhjen dhe këtë dilemë, ku nuk dilte dot askush jashtë shtetit.

Liria i ka dilemat shumë më të mëdha. Por unë nuk do të thoja arsyet pse duhet të ikin por pse nuk duhet dhe nëse ato nuk mjaftojnë do bëja balancën, por një gjë është e sigurt këtu apo kashtë, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe janë të vendosur, se ata ja dalin kudo.

Unë kam pasur mundësi të takoj familje shumë të varfra, dhe aty kam parë vajza që mësonin me çadër se kur binte shi çatia në dhomë pikonte dhe ishin me të gjitha 10 dhe flisnin anglisht dhe vinin nga një familje ku babi punonte me një karrocë , dhe ai s’kishte asnjë shans e kohë për to.

Dhe këto vajzat ishin 100 përqind të justifikuara nëse do të thoshin ne nuk mësojmë dot, por ja që ishin me të gjitha 10, duke mësuar ato po rrisnin krahët për të fluturuar nga ajo gropë, dhe ta kishin jetën ndryshe, sepse ajo që di është ajo që sjell më shumë.

Tani shteti nuk e bën dot për ty atë që ti do të bësh për veten, dhe nëse pret çdo gjë nga shteti. Tani askund nuk duhet lënë vetja në dorën e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA