Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra teksa po raportonte zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja.
Opozita u irritua dhe reagoi menjëherë kur tha se 10 veta janë burgosur në vendin tonë për vjedhjen apo ndërhyrjen në energji elektrike, ndërsa u përmend një person që kishte 35 mijë lekë borxh.
Duhej ndërhyrja e Klotilda Bushkës për të qetësuar situatën mes Ilir Bejtjas dhe Gazment Bardhit.
Bejtja: U tha këtu një konstatim 38 mijë qytetarë në burg, kjo vlen vetëm për Kinën zonjë. Gjithej ne kemi kallëzuar 2100 veta, mes tyre 700 punonjës tonë dhe burg 48 orë mund të kenë bërë 10 vetë dhe këto kanë qenë vjedhës, ndërhyrës të paligjshëm të energjisë elektrike.
Bardhi: Kjo është e pavërtetë.
Bejtja: Është shumë e vërtetë, keni qenë ministër drejtësie dhe mund t’i referoheni periudhës tuaj e t’i nxirrni. Të dhënat zyrtare janë këto që ju them unë.
Ndërkohë pa mikrofon dëgjohet të flasin ashpër deputetët e opozitës.
Bejtja: Për 35 mijë lekë të vjetra nuk varet njeri. Nëse mban mend që një njeri është varur për një borxh të tillë… Nuk po tallem.
Bushka: Mos bëni rrëmujë në Komision.
Bejtjta: Zoti Bardhi unë kam vetëm një parim që të them të vërtetën sepse nuk dua a të lodhem çfarë kam thënë herën e fundit. Ai ka qenë në burg për 35 mijë lekë.
Bardhi: Tërhiqni fjalët.
Bejtjta: Nuk tërheq asgjë.
Bushka: Zoti Bejtja s’jeni duke u dëgjuar. Zoti Bardhi, nuk jeni duke u dëgjuar. E kam marrë fjalën unë. A mund të pushoni pak të gjithë ju lutem. Mbylleni pak mikrofonin zoti Bejtja, s’kemi pse e ngremë zërin, mund të komunikohemi me qetësi. Bejtja merreni fjalën dhe mbaroni përgjigjet dhe kujdes me gjuhën që përdorim në këtë komision.
Pavarësisht fjalës së Klotilda Bushkës, debati mes Ilir Bejtjas dhe Gazment Bardhit vijon duke përmendur edhe ngjarjen në Elbasan.
Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe s’ke kërku falje akoma.
Bushka: Do e ndërpres mbledhjen.
Bardhi: Kujt ja tregon ti?
Bejtja: Ty ta tregoj mor, ty ta tregoj.
Bardhi: Ik mor hajdut.
Bushka: Ndërpritet mbledhja për 5 minuta.
Top Channel