Itali, riinfektime mes punonjësve shëndetësorë: Duhet doza shtesë, s`ka zgjidhje

26/10/2021 15:00

53 vjecari Paolo Centofanti, shef i repartiti të kardiokirurgjisë në spitalin Mauriziano të Torinos, ishte ndër të parët që e morën vaksinën antiCovid në Itali.

Tani rezulton sërish pozitiv. Corriere della Sera thotë se numri i infektimeve është rritur mes mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Ky sipas autoriteteve vendase, është një sinjal që shtyn drejt përdorimit të dozës shtesë sidomos tek personat e imunizuara në faza më të hershme të pandemisë e që punojnë në ambjente të rrezikuara.

Centofanti thotë se reparti i tyre është i mbyllur “si një bunker”, dhe sado që janë përpjekur ta mbajnë virusin larg, sërish riinfektimet po ndodhin.

Ai shpjegoi se çdo 30 ditë në spital bëjnë një test me tampon për të parë situatën mes punonjësve të vaksinuar. Ai rrëfeu se kishte mbetur i çuditur nga riinfektimi, sepse nuk ka pasur kontakte me persona që kanë rezultuar pozitivë dhe maskën, nuk e heq asnjëherë në punë.

Një ditë më parë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia, ndërsa bëri thirrje për shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër COVID-19.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA