Hiq dorë se do ngujohesh në Surrel/ Berisha: Rama tentoi të më bllokonte rrugën që të vija me vonesë në Kavajë

26/10/2021 18:59

Ish-kryeministri Sali Barisha akuzoi këtë të martë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se me urdhër të Edi Ramës, ka tentuar t’i bllokojë rrugën me qëllim për ta vonuar për të shkuar në “Foltoren” e Kavajës.

Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju, pasi Edi Rama me skuthin e tij të familjes, zgjodhi të pengojë rrugën me qëllimin për të më vonuar për të ardhur tek ju. Nga kjo platformë para jush, do t’i them të heqë dorë, sepse do ngujohet në Surrel dhe s’do ta lejojmë të zbresë në zyrë, deri sa ne të vendosim”, tha ish-kryeministri.

Sipas tij, kjo po ndodh se “Foltorja” ka ndezur zemrat, shpresat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve. Berisha tha se ajo është simbol i shpresës në të gjithë vendin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.

Tani ka emëruar skuthin e familjes, Çuçin e tij. Nuk merret me grupet kriminale, por merret me kundërshtarët e tij politik për të më bllokuar rrugën. Qafën do të thyejë miqtë e mi”, tha ish-kryeministri.

Ai theksoi se kjo “Foltore” shënon fillimin e një rrugëtimi të ri, të një udhëtimi misionar deri në përmbysje të narko-shtetit dhe rivendosjes së demokracisë.

Urimi im me këtë rast është se Zoti, ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe demokratët shqiptar kudo qofshin ata, të cilët e kthyen këtë “Foltore” në burim shprese, dinjiteti dhe sovraniteti”, tha Berisha.

Top Channel