Të qënit personazh publik nuk është e lehtë, dhe aq më tepër të tregosh në ekran disa gjëra tepër personale nga jeta jote e përditshme.

 

Të shumtë kanë qenë banorët të cilët kanë rrëfyer mbi tradhëtinë, divorcin, dhunën në familje, pamundësitë ekonomike e shumë vështirësi të tjera të cilat i është dashur të përballojnë.

Rrëfimi i sotëm erdhi nga Fifi, e cila tregoi për disa nga banorët luftën që ka fituar me ankthin dhe depresionin.

‘’Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë’’,- tha Fifi.

Këngëtarja sqaroi se mjekimi lidhur me këtë problem ishte shumë i vështirë dhe madje i shoqëruar me komplikacione të shumta.

‘’Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja halucinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi’’,- shtoi ajo.

Në fund këngëtarja tregoi se vendosi të punonte shumë me veten dhe se shërimin e ka gjetur tek besimi në Zot.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA