Një aksident ka ndodhur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician.
Si pasojë e daljes nga rruga të autobusit të linjës Libohovë-Tiranë është dëmtuar një 30-vjeçare, pasagjere në mjet.
Ajo është transportuar në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë, me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel