Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë. Ku pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç., dhe xhaxhai i tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Top Channel