28/12 16:41
“Taksa e mjetit do të paguhet edhe nëse nuk përdoret”, kështu thotë një vendim i Parlamentit Evropian.
Kushdo që ka makinë, motoçikletë ose një mjet tjetër në oborrin e tij, garazhin ose në tokë private, do të duhet të paguajë taksa.
Sipas Corriere, përjashtohen vetëm ata që kanë automjete me mungesë pjesësh, pra pa rrota apo motorë dhe si rrjedhojë nuk mund të qarkullojnë.
Sa i përket detyrimit për skuterët, biçikletat me pedale dhe automjetet me mikro-lëvizshmëri elektrike, BE-ja nuk vënë një sigurim të detyrueshëm.
Ndërsa Italia kërkon të imponojë pagesën e taksave edhe në këto automjete.
Top Channel