PS-PD votojnë borxhin 700 mln euro/ Debate në Kuvend për marrjen e eurobondit të ri nga qeveria

25/10/2021 19:39

Marrja e eurobondit te ri me vlerë deri në 700 milionë euro shkaktoi debate në kuvend.

Opozita e quajti si borxh për të lartë borxhet ndërsa kostot rritet artificialisht. Përfaqësuesit e qeverisë u mbrojtën.

Delina Ibrahimaj: “Eurobondi do përdoret për të financuar sektorët e ekonomisë sipas parashikimeve të Ministrisë. Gjatë këtyre viteve me daljet tona në treg kemi arritur të ulim kostot e eurobondeve”.

Anila Denaj: “Dalja në tregje ndërkombëtare është një sukses i qeverisë, sepse investitorët e huaj besojnë tek ne dhe menaxhimi i financave publike që ne kemi bërë…”

Por, për opozitën borxhi i ri do përkeqësojë financat e vendit
Spaho: “Nuk mund të dalim dhe të themi që është një sukses i madh marrja e borxhit. Me borxhin e ri, 250 mln euro do shkojnë për të larë të vjetrin. Kështu stoku po bëhet kapicë”.

Leskaj: “Jemi i vetmi vend që kemi marrë borxhe të njëpasnjëshme dhe kemi dalë në dy vite njëri pas tjetrit. Janë rritur kostot operative të borxhit me 55%”.

Tabaku: “Nuk mund të marrim borxh për të larë borxhe dhe për të mbyllur gropat në buxhet. Hajde të diskutojmë si ta bëjmë efektiv borxhin”.

Shehi: “Dëgjova ministren që thotë kemi përmirësuar strukturën e borxhit. Kjo është si të thuash që ne jemi të sëmurë rëndë, por s’ka gjë se arkivoli do jetë i shtrenjtë”.

Ish-zëvendës kryeministri Braçe kishte një tjetër sugjerim:

Borxhi mund të bëhet i shëndetshëm, por duhet të shikojmë si do jetë niveli i të ardhurave. Duhet zgjeruar baza e tatimpaguesve dhe një luftë e fortë ndaj evazionit fiskal”, tha ai.

Në fund dokumenti për marrjen e eurobondit u votua pro edhe nga opozita dhe do të kalojë për miratim përfundimtar në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA