Progres-raporti i KE-së/ Rushaj-Ballës: Basha të kurseu, raporti thotë se korrupsioni ka përfshirë administratën dhe biznesin

25/10/2021 18:30

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj këtë të hënë i është përgjigjur Taulant Ballës, përsa i përket progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Rushaj gjatë fjalës në Kuvend deklaroi se kryetari i PD Lulzim Basha e kurseu debatin për progres-raportin, ku sipas tij, theksohet se korrupsioni ka përfshirë administratën publike dhe biznesin.

Basha u tregua i sjellshëm që nuk e përmendi progres-raportin, për korrupsionin them, pasi nëse do ishte drejtuar do të kishim cituar atë, por për korrupsionin thuhet se është i përhapur në çdo qelizë të jetës publike dhe të biznesit, gjë që Basha jua kurseu por po ua them unë”, tha Rushaj.

Sa i përket çështjes së rregullores së komisioneve hetimore, Rushaj tha se mazhoranca nuk do arrijë t’i pengojë dot për t’mos i bërë publike ato të dhëna që duhet të dinë qytetarët shqiptarë.

Në fjalën e tij, ai solli shumë problematika që kishte hasur në terren nga takimet e zhvilluara me qytetarët, duke vendosur theksin tek problematikat e shkaktuara nga tërmeti.   

“Ne prej kohësh kemi denoncuar fatkeqësinë që qeveria po luan ndaj njerëzve. Që nga 2019 e deri më sot problemet që ka sjellë tërmeti problemet po tejkalohen nga qeveria. Unë jam takuar me banorët e njësisë 4 dhe 8 por fatkeqësitë e tyre s’kishin të sosur”, ka thënë Rushaj.

Top Channel