Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

Fifi ka mbajtur pranë vetes për më shumë se dy ditësh një shkop druri, në simbol të faktit se do dënonte banorët nëse ata do të gabonin apo silleshin keq.

Kjo gjë duket se e ka shqetësuar Semin e cila i kërkoi Fifit ta ndërpriste këtë veprim.

Fifi nga ana tjetër e kundërshtoi me forcë këtë kërkesë, gjë e cila i hapi rrugë një konflikti mes tyre.

Semi duket se nuk e përballoi mirë këtë situatë dhe ‘’shpërtheu’’ menjëherë në lot duke thënë: Kjo nuk është normale, çfarë duhet të bëj që ata të kuptojnë që unë bëhem keq nga kjo gjë.

Donaldi u përpoq ta qetësonte gjatë këtij momenti të vështirë.

Kutojmë se para disa ditësh Semi pranoi publikisht se vuan nga ankthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA