Foto ilustruese

Një 37-vjeçar ka humbur jetën sot në Kukës, pasi humbi kontrollin e mjetit tip “kamionçinë” që po drejtonte.

Mjeti përfundoi matanë rrugës, ndërsa shtetasi me iniciale D.D nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë, përgjumja e shoferit apo një faktor i jashtëm që shkaktuan aksidentin tragjik.

Policia njofton se ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA