Mëngjesi i sotëm ka nisur më komente në lidhje me debatin e mbrëmshëm mes Fifit dhe Semit.

Banorët kanë supozuar se shkak i gjithë konfliktit nuk ishte shkopi i drurit, por refuzimi i Granitit për t’i përgatitur Semit sallatën e frutave.

Të dy debatet ndodhën në afërsi kohore dhe kjo shtoi dyshimin e banorëve se të dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

‘’Ajo u hakmorr që Graniti nuk i dha sallatën e frutave, nuk kishte lidhje fare me shkopin’’,- tha Monika teksa po bisedonte me Sabianin dhe Arjolën.

Ajo shtoi se veprimi i Semit për t’i kërkuar frutat Granitit ishte i gabuar: Kur e di që Fifi ka një pëlqim për të, nuk duhet të provokosh dhe të hysh në mes. Nuk ka rëndësi se ata të dy kanë vendosur të qëndrojnë vetëm shok.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA