Balla i drejtohet Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së. Do ta kërkojmë vetë

25/10/2021 17:58

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të hënë deklaroi se socialistët do kërkojnë një mocion me debat progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla duke iu drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha tha se progres-raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria.

Dokumenti bazë që ne duhet ti referohemi është progres raporti i Komisionit evropian që është punë e shumë ekspertëve dhe punë e detajuar mbi bazën e progresit vit pas viti. Unë mendoj se ajo që na nderon të gjithëve është se ne do të kemi një debat për këtë çështje”, tha Balla.

Sipas tij, kurrë më parë nuk është thënë se Shqipëria ka vazhduar të konsolidojë të gjitha reformat që e çojnë vendin drejt Bashkimit Europian.

Balla tha se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

Dhe nëse nuk do të na e bëni ju do e bëjmë ne, për të diskutuar dokumentin më të gjithë pranueshëm nga ekspertët për integrimin. Progres-raporti i 2021 është ndër më të mirët që ka pasur shqipëria më parë. Progres raporti thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Unë nuk do të komentoj propozime tuaja për ndryshimet kushtetuese, i mirëpresim këto propozime, dhe do të presim plotësimin e afatit nga rregullorja që të hyjnë në procedurë parlamentare. Edhe ne një rekomandim që ka qenë nga partnerët që kërkojnë zbatimin e reformës në Drejtësi që i janë drejtuar kryeparlamentares. Propozimi ynë është teknik, ndërsa tuajat kërkojnë kohë, unë e përshëndes opozitën që është rikthyer në këtë jetë aktive parlamentare”, deklaroi Balla.

Top Channel