12-vjeçarja vret babain për t’u bërë e famshme

24/10/2021 02:44

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin brazilian të Santa Catarina, ku një vajzë 12-vjeçare vrau babain e saj polic për të fituar famë.

Së bashku me shoqen 13-vjeçare, ajo ekzekutoi të atin pasi u frymëzua nga vrasja e tmerrshme e Red Baron nga 20 vjet më parë. Nxënësja dyshohet se u frymëzua nga Suzane Louise von Richthofen, një pasardhëse e asit fluturues gjerman të Luftës së Parë Botërore, e cila vrau prindërit e saj të pasur në Sao Paulo të Brazilit në vitin 2002, raporton Daily Star.

Mediat vendase kanë raportuar se vajzat e kanë kryer vrasjen e supozuar sepse donin të bëheshin të famshme si Suzane Louise von Richthofen.

Adoleshentët thuhet se kanë pranuar krimin dhe kanë thënë se janë frymëzuar nga historia e Suzanes, dhe besonin se do të bëheshin po aq të famshme sa ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA