Vritet në një goditje ajrore amerikane një udhëheqës i lartë i al-Kaidës

23/10/2021 20:34

Një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës u vra nga një sulm me dron i ushtrisë amerikane në Siri, sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i komandës së ushtrisë amerikane, majori John Rigsbee tha në një deklaratë se vrasja e Abdul Hamid al-Matarit “do të dëmtojë aftësitë e organizatës terroriste për të organizuar dhe kryer sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm.”

Sulmi ndodhi dy ditë pasi u sulmua një bazë amerikane në Sirinë jugore. Ai nuk shkaktoi viktima mes forcave amerikane. Major Rigsbee nuk tha nëse godtja e së premtes ishte si kundërpërgjigje ndaj atij sulmi.

Një sulm ajror amerikan në shtator shkaktoi vrasjen e një udhëheqësi tjetër të lartë të al-Kaidës pranë Idlibit në Sirinë veriperëndimore.

Disa informacione në këtë artikull janë marrë nga agjencitë për këtë raport erdhën nga AFP, Associated Press dhe Reuters./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA