Vllaznia ka dalë në një deklaratë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Kukësit. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Fjoart Jonuzi dhe trajneri Thomas Brdaric. Ishte mesfushori ai që mori fjalën si fillim ku theksoi rëndësinë e kontributit për skuadrën në çdo lloj formë.
Më pas Thomas Brdaric u mundua të mbajë ekipin me këmbë në tokë pas fitores së thellë ndaj ekipit të Dinamos.
Brdaric: “Jemi të lumtur për fitoren ndaj Dinamos që na dha një atmosferë të mirë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kërkojmë vazhdimësi. Duhet të punojmë shumë dhe të stërvitemi që të marrim fitoret e radhës. Jam i kënaqur që po punojmë të gjithë bashkë. Çdokush duhet ta kuptojë që është diçka e veçantë të luash për Vllazninë. Secila ndeshje është një mundësi e mirë për lojtarët për të treguar se sa dëshirë kemi për të luajtur për ekipin tonë”.
Sfida Kukësi-Vllaznia do të luhet të dielën në 13:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Digitalb.
Top Channel