Flet bashkëshorti i Halyna Hutchins pas vrasjes në sheshxhirim të kinematografes (fotot)

23/10/2021 15:43

Bashkëshorti zemërthyer i Halyna Hutchins ka folur sot për “humbjen gjigante” të gruas së tij “frymëzuese” e cila u vra në sheshxhirim nga arma e aktorit Alec Baldwin.

Matt Hutchins postonte një foto të Halyna dhe djalit të tyre tetë-vjeçar Andros me komentet emocionale “humbja jonë është e pamasë”.

“Halyna na frymëzonte të gjithëve me pasionin e vizionin e saj, ajo la një trashëgimi që nuk mund të përmblidhet me fjalë,” shkruante ai.

Familja e gruas tragjike po kërkon tashmë përgjigje për vdekjen absurde, duke thënë se ishin përballur me shumë burokraci që ajo të fluturonte drejt SHBA.

Miqtë e viktimës thonë se babai Antoly e nëna Olga janë të përfshirë nga dhimbja, pasi iu njoftua tragjedia nga bashkëshorti Matthew.

Një mik i saj në Kiev, Ukrainë, ku Halyna ishte rritur, tha: “Familja është në zi por në të njëjtën kohë ata kanë pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje”.

“Ata nuk e kuptojnë si mund të ndodhë diçka e tillë, me masat e sigurisë që supozohet se merren”.

Krerët e studiove filmike tremben nga një padi e fuqishme e familjes nëse rezulton se vdekja e saj mund të ishte evituar.

Bashkëshorti Matthew thotë se është duke ngushëlluar djalin e tyre Andros në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Halina ishte diplomuar në universitetin e Kiev për gazetari dhe kishte punuar si producente dokumetnbaresh dhe për BBC.

Dje motra e saj Svetlana, e cila jeton në Indonezi, tha: “Ende nuk e kuptoj dot, e doja aq shumë, ajo ishte shembulli im. Është një dhimbje e madhe për familjen, shpresoj koha do të shërojë dhimbjen tonë”.

Korrespondeti britnaik i The Sun në Moskë, Will Stewart, kishte punaur me Halyna në Kiev.

Ai tha: “Është një lajm i rëndë. Halyna kishte punuar me gazeta e revista britanike dhe ishte e talentuar për dokumentaret.”

“Ajo shkoi më vonë në SHBA me bashkëshortin dhe arritën gjëra të mëdha. Është tragjike që vdiq në këtë mënyrë mizore e të pashpjegueshme, duke bërë punën që adhuronte”.

Minsitria e jashtme e Ukrainës i ka kërkuar diplomatëve në San Francisco të hetojnë rrethanat e vdekjes së saj.

“I kemi kërkuaar konsullatës së Ukrainës në San Francisco të qartësojë rrethanat e ngjarjes e të bashkëpunojë me përfaqësuesit amerikanë. Konsullata do të japë të gjthë mbështetjen për famiajrët e të ndjerës”.

Lexo edhe:

https://top-channel.tv/2021/10/22/si-funksionojne-armet-e-rreme-te-sheshxhirimit-pas-vrasjes-se-producentes-nga-alec-baldwin-fotot/

Sheshxhirimet kthehen në ‘film horror’; Rrëzime helikopteri, plumbat që vrasin aktorë e dublantë të Hollywood ndër vite (fotot)

FOTO GALERI
1/7
Bashkëshorti zemërthyer i Halyna Hutchins ka folur sot për "humbjen gjigante" të gruas së tij "frymëzuese"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA