Skulptura futuristike dhe krijuesi i saj u ndaluan për 10 ditë prej frikës së një komploti spiunazhi.
Megjithse ishte përshkruar si “një vizion i të ardhmes” artistja robotike Ai-Da është ndaluar nga autoritetet doganore në Egjipt teksa tentonte të merrte pjesë në një ekzibicion në Piramidën e Giza.
Ai-Da duhet të prezantonte punimet e saj sipas krijuesit, në ekzibicionin e parë të artit kontemporan pranë piramidës me famë botërore.
Por për arsye sigurie dhe dyshimeve se është pjesë e një rrjeti spiunazhi, si Ai-Da dhe krijuesi i saj britanik u ndaluan për 10 ditë duke shkaktuar përplasje diplomatike.
“Ambasadori britanik po punonte për lirimin Ai-Da, ishte një çështje stresuese,” tha Aidan Meller, që është forca njerëzore prapa Ai-Da, pak para lirimit të saj.
Sipas Meller, rojet kufitare ndaluan Ai-Da duke akuzuar se kishte kamera te sytë, për të cilat miku i saj njerëzor thotë se i përdor për të pikturuar e vizatuar.
Por roboti u lirua nga autoritetet pak para nisjes së ekzibicionit. Në këtë të fundit u shfaqen punime nga artistë ndërkombëtarë dhe egjiptianë si Stephen Cox, Lorenzo Quinn, Moataz Nasr e Alexander Ponomarev.
Ai-Da ka marrë emrin nga pionieres së kompjutereve Ada Lovelace dhe është ndërtuar nga një grup shkencëtarësh në një projekt disa-milionësh në 2019, si dhe është përmirësuar me avancimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.
Top Channel