Një zarf mbërriti brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pak çaste më parë.

Në këtë zarf ishin listuar disa pyetje, përgjigjet e të cilave duhet t’i jepnin të nominuarit e kësaj jave.
Kledi ishte i banori i parë i cili ju përgjigj këtij pyetësori.

1. Cili është banori më i preferuar dhe ai më pak i preferuar?

Më i preferuari Donaldi, më pak e preferuara Paloma.

2. A je vërtet kaq i sinqertë apo e bën për efekt të lojës?

Jam i sinqertë edhe jashtë “Big Brother”. Jam shumë i drejtë.

3. A dëshiron vërtet t’i ndihmosh të tjerët apo dëshiron të sfidosh llampën e Aladinit?

I ndihmoj vërtet. E bëj me dëshirë, nuk shtirem.

4. A mbajte anë pas debatit mes Donaldin/Semit dhe Ilirit?

Jo, nuk mbaj anë. Thjesht jam i mendimit se një person më me eksperiencë duhet të reagonte ndryshe.

5. Sa i sinqertë je nga 1-10?

11.

6. Me kë nga banorët do doje të bëheshe çift?

Monikën…

7. A mendoni se pas spektaklit të së martës në shtëpi janë krijuar 2 grupe?

3…

8. Ke ndjerë rrezikun e nominimit?

Jo, por gjithesesi nuk ka asnjë problem. Dua te them se nuk do doja kurrë të isha në lëkurën e Ilirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA