Top Story/ Lazimi: Qeveria duhet të ishte më e kujdesshme dhe e vetëpërmbajtur në shpronësimin e Agon Channel

20/10/2021 23:21

Në këtë histori janë gjetjet dhe konkluzionet e tribunalit, ku ai ka analizuar në tërësi gjithë veprimet e qeverisë shqiptare, prononcimet dhe deklarimet publike, të cilat në seancat gjyqësore nuk janë përgënjeshtruar dhe kjo në vetvete ka çuar në një rezultante në konkluzionin që ka nxjerrë gjykata që të gjitha veprimet e kryera në tërësinë e tyre nga qeveria , përfaqësuesit e qeverisë, madje edhe nga organet e ndjekjes penale, apo të zbatimit të ligjit, të cilat kanë sekuestruar asetet e Agon Channel, kanë përbërë shpronësim të pronës dhe kanë qenë në kundërshtim me nenin 5 të traktatit të reciprocitetit, të mbrojtjes së ndërsjelltë të investitorëve mes Republikës Italiane dhe asaj të Shqipërisë.

“Në çështje të kësaj natyre janë dy protagonist; investitori I huaj dhe shtetit pritës. Gjithë tetsi bëhet se si investimi i kryer në shtetin e huaj është në përputhje me standardet dhe kriteret, shpronësimi dhe kompensimi janë bërë po ashtu sipas standardeve ndërkombëtare? Tribunali në konkludimin e tij ka treguar që nuk është rasti ky; dhe Agon Channel duhet të shpërblehet për shpronësim apo masa të barazvlefshme me shpronësimin.

Duke parë dinamikën dhe analizën e këtij konflikti që ka bërë tribunal mendoj që shronësimet mund të ishin më të vetpërmbajtura, mund të shmangeshin, mund të mos linin shkas për një shfrytëzim të investitorit të huaj për tu përdorur si argument juridik në çështjen përkatëse” u shpreh Fatos Lazimi, Anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris.

“Mendoj që është një çështje e fryrë shumë nga media. Familja në fjalë i ka interesuar të bëjë këtë lloj fushate duke nxjerrë në pah dobësitë e shtetit që kanë qenë me vite dhe janë shfrytëzuar nga familja në fjalë” u shpreh juristi, Neritan Kallfa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA