Top Story/ Avokatura e Shtetit nuk vë në dispozicion vendimet dhe faturat respektive financiare të arbitrazheve me investitorët e huaj

20/10/2021 23:33

Çështjet e arbitrazhit në Shqipëri kanë nisur që në vitin 1991. Deri në 2013 fatura e vendimeve të prera të gjyqeve ndërkombëtare të arbitrazhit për shtetin shqiptar ka qenë 21 mln euro. Pas këtij viti nuk është bërë transparencë për këto vendime dhe faturat financiare respektive.

Top Story i kërkoi Avokaturës së Shtetit listën e të gjithë gjyqeve të arbitrazhit dhe faturat financiare përkatëse që prej vitit 1991 dhe ato gjyqe që shteti shqiptar ka fituar. Në përgjigje të Top Story, Avokatura e Shtetit shkruan:

Në lidhje me proceset e arbitrazhit ku Republika e Shqipërisë është palë, gjatë periudhës së tranzicionit, ju sqarojmё se Avokatura e Shtetit nuk disponon plotësisht informacionin të cilin ju kërkoni. Nё vijim, lidhur me arbitrazhin, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se procedurat e arbitrazhit, si për nga natyra ashtu dhe rregullat, të cilave ju nënshtrohen, janë konfidenciale, dhe vetёm nё raste pёrjashtimore, njё pjesё e vendimit ose vendimi i plotё mund tё jenё publike.

Nga proceset qё kanё pёrfshirё Shqipёrinё, vetёm pёr proceset e mёposhtme ёshtё arritur dakordёsia pёr publikimin e vendimit nga forumi pёrkatёs i arbitrazhit:

Anglo-Adriatic Group Limited;
Mamidoil Jetoil Greek Petroleum Products Societe Anonyme S.A.;
Burimi SRL and Eagle Games SH.A;
Pantechniki S.A. Contractors & Engineers;
Tradex Hellas S.A.

Gjithashtu, Avokatura e Shtetit i realizon funksionet e saj nё pajtueshmёri me Ligjin nr. 10018/2008 “Pёr Avokaturёn e Shtetit” i ndryshuar, dhe njё nga parimet qё karakterizon funksionet ёshtё konfidencialiteti. Në këto kushte, referuar edhe ligjit “Për të Drejtën e Informimit” i ndryshuar, Avokatura e Shtetit është e detyruar të mos publikojë të dhëna mbi proceset që janë zhvilluar nё kushte konfidencialiteti.

Në lidhje me kërkimin tuaj të fundit, mbi faturën financiare të këtyre proceseve, sqarojmë se Avokatura e Shtetit në përputhje me misionin dhe objektin e veprimtarisë së saj sipas ligjit nr. 10018/2008 “Për Avokaturën e Shtetit” të ndryshuar, ka për kompetencë të bëjë vetëm përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në këto procese.

Informacione dhe akte të natyrës financiare nuk janë pjesë e objektit të funksioneve tё saj. Avokatura e Shtetit nuk mban dhe pёrpunon rekorde mbi dëmshpërblimet e dhëna nga forumet e zgjidhjes sё mosmarrёveshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA