Top Story/ A ka vend për një marrëveshje të mundshme mes shtetit shqiptar dhe sipërmarrësit italian pas vendimit të arbitrazhit?

20/10/2021 23:00

Ka syresh profesionistë që mendojnë që alternativa e vetme për ti shpëtuar asaj fature marramendëse është marrëveshja.

“Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveçse të bëjë marrëveshje. Është dhënë një vendim në dëm të shtetit shqiptar. Shteti ka bërë përpjekje maksimale për anullimin e këtij vendimi. Ky vendim që ka shqyrtuar e ka rrëzuar kërkesën e shtetit shqiptar dhe ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në favor të Becchettit.

Nuk shoh asnjë mjet procedurial brenda konventës, në konventën e Washingtonit me të cilën lidhet çështja konkrete, mjetet e ankimimit janë brenda piramidës që ka ngritur vetë konventa. Jashtë kësaj piramide nuk mund të ketë. Në momentin që janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron piramida e konventës, do të ishte një opsion realistic dhe I qëndrueshëm që shteti shqiptar të ulej e të bënte një marrëveshje, por me kusht që marrëveshja të ishte transparente” u shpreh Fatos Lazimi, Anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris.

Por, Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për ccështjen Becchetti, teksa mazhoranca e kundërshton me forcë atë. Vetë kreu i qeverisë është shprehur i qartë në foltoren e kuvendit ditën e enjte se nuk do të ketë një komision hetimor për këtë cështje.

Arbitrazhisti Fatos Lazimi sqaron se vendimi i arbitrazhit për çështjen Becchetti është publik në faqen e ICSID që prej muajsh dhe nuk ka asnjë vendim për kofidencialitet të jetë marrë nga ky tribunal që të detyronte palët të ruanin kofidencialitetin. Prandaj s’kanë asnjë impakt veprimet e njëanshme të një prokurorie te një vendim i një çështjeje arbitrazhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA