Benzema shantazhonte shokët, u kërkonte para me një video seksuale

20/10/2021 15:30

Në një gjykatë në Paris u zhvillua  seanca e parë e gjykimit për çështjen e shantazhit seksual  ndaj një futbollisti francez ku është përfshirë edhe Karim Benzema me disa shokë.

Viktima e shantazhit me video seksuale është ish kolegu i tij i kombëtares Matju Valbuena. 33-vjeçari  Benezma akuzohet si bashkëpunëtor i një grupi që kërkonte para nga Valbuena në vitin 2015, një skandal që u kushtoi të dyve vendin në përfaqësuesen franceze e ku Benzema u rikthye këtë vit për europianin e futbollit.

Gjyqi do të analizojë rolin e Benzemasë ndërsa nën akuzë janë dhe katër persona të tjerë për çështjen që nisi, ku Valbuena i dha telefonin e tij një personi në Marsejë  për t’ia transferuar në një pajisje tjetër të dhënat që përmbante.

Në telefon kishte video me përmbajtje seksuale, me të cilat më pas u kërcënua futbollisti se do t’ia publikonin nëse nuk u jepte para. Pas disa telefonatave Valbuena i denoncoi në polici, e cila pas një aksioni me agjentë të infiltruar dhe përgjime zbuloi lidhjet e shantazhuesve të cilat i çuan deri te Benzema.

Sulmuesi i Real Madrid, protagonist në disa përgjime të policisë pretendon se roli i tij në këtë histori ka qenë vetëm në rolin e ndihmësit të shokut për ta nxjerrë nga ajo situate duke i ofruar këshilla se si mund t ‘i shpëtonte publikimit. dënimi maksimal për këtë vepër penale në Francë është 5 vjet burg ose një gjobë 70 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA