Beniada tregon për vëllanë: Më ka marrë shumë malli
20/10/2021 17:53
Kur u pyet nga Iliri se kush është personi që po i mungon më shumë në kushtet e izolimit, Beniada me bindje u përgjigj për vëllanë e saj.
Ajo tregoi se ai është një karakter i vendosur dhe një njeri që e ka marrë jetën shumë seriozisht.
‘’Është shumë i pjekur, ngjan 10 vite më i madh nga mosha që ka. Nga pamja duket si një turk. Nëse e thot diçka e bën. Vdes pas meje…’’,- tha Beniada.
Top Channel