Tre persona janë vënë në pranga në Vlorë gjatë 24 orëve të fundit.
Një 38-vjeçar banues në Sarandë u vu në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë.
Gjithashtu në pranga ra edhe një 43-vjeçar banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa një i ri 22 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. A. V., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel