Varhelyi: Konferenca e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V., këtë vit vetëm nëse zgjidhet…

19/10/2021 16:24

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por tha qartë se nuk ka konferencë të parë ndërqeevritare pa u zgjidhur konflikti Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Varhelyi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar të dyja vendet, por kërkoi më tepër angazhim nga të dyja palat.

Varhelyi: Përsa i përket ecurisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: kemi punuar shumë për ti bërë gjërat të ecin përpara. Janë ndërmarrë reforma të rëndësishme sa i takon sistemit të drejtësisë. Kredibiliteti është shumë i rëndësishëm për pranimin në BE. Duhet të zgjidhet çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sepse kjo prek dhe Shqipërinë.

Shtyrja e hapjes së negociatave ka ndikim negativ për dy vendet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet. Në mënyrë që të mbahet konferencat e para ndërqeveritare këtë vit, duhet të ndodhë zgjidhja e çështjes.
Unë kam udhëtuar në Rajon, në kryeqytetet e këtyre vendeve, jam i gatshëm të ndihmoj por duhet pak më shumë angazhime nga të dy palët.

Unë thash që ka progres kudo, por unë kam përmendur edhe pjesët se ku ka vend për të folur dhe ku mund të jetë pezulluar puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA