Marrëdhënia mes Palomës dhe Monikës duket se është më e ndërlikuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Paloma ka thënë shpesh se i pëlqen shumë ta acarojë Monikën dhe sot ka nxitur disa situata që shkaktuan debate mes tyre. Sakaq, sjelljen e Monikës dhe dobësinë e saj për pastërtinë e ka komentuar edhe me banorët e tjerë.

“ U bë shumë e bezdisshme. E kemi toleruar gjithë kohës. Ne të gjithë lajmë në këtë shtëpi, punojmë edhe pse nuk na ka duk puna.”

Më pas, teksa ndodhej në kuzhinë me Ilirin ajo ka nisur ta imitonte. Së bashku ata ironizuan duke përdorur batutën e famshme nga “Përrallë nga e kaluara”.

Iliri: Fërkoji mirë se që kur na ke ardhur ti na mbyti zhuli!

Paloma: Mos më bëj të qesh se të griva…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA