Trafikimi i qenieve njerëzore, thirrja e të rinjve në marshimin në Rrëshen: Mos u gënjeni!

19/10/2021 19:55

Marshime dhe takime të tilla organizohen çdo vit në muajin tetor pasi njihet ndryshe edhe si muaj sensibilizimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ishte Rrësheni qyteti që priti këtë vit marshimin. Organizatorët shprehen se ka patur një impakt pozitiv dhe është pritur mjaft mirë nga të rinjtë.

Drejtori i shërbimit social Lezhë, Keler Sufja dha mesazhe për të rinjtë ku iu kërkoi atyre të jenë më të përfshirë në marshime të tilla për të kuptuar më tej rreth trafikimit.

Të rinjtë u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të mos gënjehen nga gjërat e thjeshta ku më pas bien pre e trafikimit.

Të pranishmit në fund të aktivitetit firmosën një peticion për t’i thënë stop këtij fenomeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA