Fundi i ditës është momenti i duhur për banorët e “Big Brother VIP Albania” për të “bërë disa bilance” lidhur me situatat që kanë ndodhur mes tyre.

Kështu, para se të flinin, teksa një pjesë e banorëve ndodheshin jashtë dhe një pjesë në gjumë, Iliri dhe Monika kanë komentuar disa situata me njëri-tjetrin. Aktorja dhe balerini ndodheshin në dhomën e gjumit ku me zë të ulët komentuan sjelljen e Palomës dhe debatin mes saj dhe Monikës.

Kjo e fundit u shpreh e ofenduar nga ato që i kishte thënë Paloma, duke thënë se i duron shakatë por jo kur cënojnë punën e saj.

Monika: Ajo ishte e shëmtuar. Nuk e vrava mendjen, jo se unë duroj po… Se ti normal bën shaka me mua por jo me punën dhe djersën.

Ilir: Edhe unë i thashë: “Nëse e do përgjigjen, shko e merre vetë”. Rri gjithë ditën cërr-cërr!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA