Reporteri i Shqipërisë në BE: Besueshmëria e BE-së varet nga hapja e negociatave, por duhen plotësuar 15 kushtet!

19/10/2021 18:29

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega në një postim në Tëitter ka kujtuar se Shqipëria duhet që të plotësojë 15 kushtet që BE i ka vënë, para se t’i çelen negociatat.

Po ashtu ai përsërit fjalën e KE-së, e cila thotë se besueshmëria e BE varet nga hapja e negociatave me Shqipërinë.

“KE vazhdon të përsërisë se besueshmëria e BE varet nga hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ndërsa më duhet të theksoj se besueshmëria e BE -së varet nga përmbushja e 15 parakushteve që BE i ka vënë Shqipërisë, kjo para se të vazhdohet me procesin e pranimit në BE”, shkruan Lega.

Top Channel