Fifi dhe Graniti janë kthyer në “sheqerin” e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse kanë deklaruar se janë vetëm miq, momentet romantike mes tyre janë të shumta çdo ditë.
Nuk mund të mungonte një përkujdesje e veçantë për Granitin nga Fifi mbrëmjen e sotme, pas disa shqetësimeve shëndetësore që ai ka patur. Masazhet janë kthyer në rutinën e mbrëmjes për Fifin dhe Granitin.
Edhe sot këngëtarja u mobilizua ta ndihmonte Granitin me çdo gjë që mund t’i përmirësonte atij gjendjen shëndetësore dhe emocionale. Ajo i bëri atij një masazh të gjatë para gjumit, ku nuk munguan as puthjet e shpeshta.
Kështu, përveçse i fali një moment çlodhës Granitit, Fifi u dhuroi disa momente romantike e shumë të bukura edhe teleshikuesve.
Top Channel